Durrës, shëtitorja “Taulantia” është lënë në harresë

16/03/2018 14:28

Dikur një nga shëtitoret bregdetare më të bukura në Shqipëri, shëtitorja “Taulantia” e njohur gjerësisht me emrin “Vollga” , lëngon në kushtet e tejndotjes dhe mosmirëmbajtjes.

Ujëra të zeza që ende derdhen në det, leshterikë të papastruar, si dhe infrastrukturë e pamirëmbajtur.

Edhe rruga që shtrihet paralel me shëtitoren dhe Kodër Vilën, ajo e Currilave është në një gjendje të mjerueshme, jashtë vëmendjes së Bashkisë dhe ndërmarrjeve në varësi të saj. Sezoni turistik nuk është larg, po imazhi që jep kjo zonë nuk ofron asgjë atraktive dhe pse agjencitë turistike flasin për një fluks turistësh të huaj edhe këtë vit.

7 vite më parë kryebashkiaku Vangjush Dako prezantonte studimin “Vija e Kaltër” për ndërtimin e portit turistik dhe zhvillimin e vijës bregdetare deri në Kallm. Projekti, që kishte si qëllim mbështetjen e industrisë së turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimin ekonomik lokal, duke i dhënë fund ndërtimeve kaotike në bregdet ka mbetur në letër. Aktualisht, grija e betonit dhe harresa totale mbizotërojnë në zonën më të vizituar nga durrsakët dhe turistët e shumtë të qytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA