Lazio merr kualifikimin në Ukrainë, Atletico e pamëshirshme ndaj Lokomotivës

15/03/2018 21:14

Atë që nuk mundi ta bënte në Romë, Lazio arrin ta bëjë në Ukrainë. Skuadra italiane ka arritur të fitojë 0-2 ndaj Dinamos së Kievit, duke marrë një kualifikim mëse të merituar.

Meritat shkojnë të gjitha për brazilianin Lucas Leiva dhe holandezin Stefan De Vrij, autorët e 2 golave që kualifikuan më tej skuadrën e Simone Inzaghit dhe bënë të pavlefshëm rezultatin pozitiv që kishin marrë ukrainasit në sfidën e parë teksa kishin barazuar 2-2 në Olimpico të Romës.

Gjithçka e lehtë për Olympique Marseille që pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë ja doli të eliminonte baskët e Athletic Bilbaos duke triumfuar edhe në takimin e dytë. Në San Mames përfundoi 1-2 për francezët.

Zeniti nuk arriti të përmbyste humbjen 2-1 të ndeshjes së parë ndaj Leipzigut pasi në Shën Petersburg përfundoi gjithçka në barazim 1-1 me skuadrën gjermane që u kualifikua në çerekfinale. Francezi i talentuar Augustin kaloi miqtë në avantazh në minutën e 22-të, pas asistit të Ëerner, por pasi goditi traversën me Parades, skuadra e Mancinit barazoi shifrat në fundin e pjesës së parë me argjentinasin tjetër Driussi.

Ndërkohë, Atletico Madrid shënoi një fitore të thellë, me rezultatin 1-5 edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Lokomotivës së Moskës.

Top Channel