Khloe Kardashian, topless dhe 8 muajshe shtatzënë

15/03/2018 09:17

Khloe Kardashian është afërsisht në muajin e nëntë të shtatzënisë, në pritje të fëmijës së saj të parë, një vajzë.

Por kjo nuk e ndalon 33-vjeçaren të vazhdojë punën. Të mërkurën e dashura e yllit të basketbollit, Tristan Thompson ka prezantuar linjën e saj të re për nënat Good Mama, në rrjetet sociale. Ajo ka pozuar topless me një palë xhinse për gra shtatzënë me barkun e rrumbullakosur.

Ajo pritet të lindë në më pak se tre javë. Duket rrëzëllitëse teksa mbulon me duart kraharorin, ku bie në sy dhe unaza e diamantit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel