“Do të lidhesha me një fansen time vetëm nëse është e bukur”

15/03/2018 16:19

Rreperi Gent Fatali ishte i ftuari i kësaj të enjte në PopCulture, ku foli për jetën e tij private por edhe atë profesionale.

Lidhur me lajmet e publikuara në portale për një lidhje dashurie midis tij dhe këngëtares Samanta Karravello, rreperi u përgjigj:

“Mediat e transformojnë lajmin dhe më bezdis fakti që i shtrëmbërojnë gjërat. Unë nuk e kam të dashur Samantën. E kam thjesht mikeshë. Ka pasur edhe raste kur më kanë bezdisur, flas në këtë rast kur unë doja të bashkëpunoja me Era Istrefin. Nuk më pëlqen fakti që ata i thonë gjërat ashtu si ata duan, kur në fakt nuk janë të vërteta”.

Lidhur me marrëdhënien e tij me këngëtaren kosovare, Era Istrefi, për të cilën rreperi është përfolur se nuk shkon mirë ai u përgjigj: “Me Erën unë shkoj shumë mirë. Kam miqësi”.

I pyetur nëse do të krijonte një lidhje dashurie me një fanse të tij Genti u përgjigj:

“Nëse fansja është e bukur, por edhe me fat, pse jo mos të krijoj një lidhje me të”.

Edhe pse aktualisht është single, Gent Fatali u përgjigj se asnjëherë nuk do ti rikthehej një lidhje të kaluar: “Çfarë ka përfunduar mbetet aty. Asgjë nuk kthehet pas”.

Rreperi gjithashtu foli edhe për shpenzimet që ai bën në jetën e përditshme, duke theksuar se për veshjet nuk shpenzon shumë: “Veshja më e shtrenjtë në gardarobën time është vetëm 100 euro”.

Nëse do të bashkëpunonte me dikë, Genti u përgjigj se janë shumë, pasi edhe në Kosovë edhe në Shqipëri bëjnë muzikë të mirë.

Genti për PopCulture zbuloi se shumë shpejt do të sjellë edhe projektin e tij muzikor.

Top Channel