Pak javë më parë ata shokuan fansat pasi njoftuan divorcin e tyre.
Bëhet fjalë për aktoren Jennifer Aniston dhe ish bashkëshortin e saj, Justin Theroux.
Pati shumë spekulime në lidhje me arsyet e ndarjes së tyre, por që asnjëherë çifti nuk preferoi të flasë për to.
Por duket se tashmë Justin ka vendosur të tregojë me vepra e jo me fjalë arsyet përse vendosi të divorcohej nga Jennifer.
Këtë të martë ish bashkëshorti i aktores është fotografuar nën shoqërinë e një vajze shumë herë më të re, Petra Collins, e cila përveçse artiste është edhe një nga mikeshat më të mira të Selena Gomes.
Një burim rrëfeu për DailyMail se Justin e mohon faktin se është i lidhur me 25-vjeçaren, por duket se ai është realisht i fiksuar pas saj.
Por këtë lajm duket se Selena Gomes nuk e ka pritur mirë, pasi ajo ka hequr nga miqtë e Instagramit, shoqen e saj të ngushtë.
Top Channel