Oboti është kthyer sërish në ishull, që duket në mbretërinë e ujit. Për fat të mirë uji ende nuk ka hyrë në banesa, por situata mbetet kërcënuese .
Komunikimin në Obot po e kryejnë më së shumti varkat e ushtrisë, ku në përbërje të tyre janë futur e polumbarë profesionistë të Ministris s Mbrotjes që shoqërojnë varkat për arsye sigurie.
Rrjedha e fortë e rritja e nivelit të ujit e bën tepër të vështirë hyrjen në Obot. Për efektivët e ushtrisë e ashtu për banorët mbetët sfide përballja me ujin.
Brenda në Obot duket se çdo gjë është braktisur dhe se gjithçka kontrollohet nga uji.
Banorët e fermerrët në Obot vazhdojnë thirrjet për ndihmë kryesisht në bazë ushqimore për bagëtitë e ujë të pijshëm, ndërsa raportojnë për dëme të mëdha në të mbjedha
Nëse në Obot do ketë shtim të nivelit të ujit tashmë gjithçka varet nga shkarkimet që do bëjnë hidrocentralet mbi lumin Drin.
Top Channel