Një 25-vjeçar është vënë në pranga nga uniformat blu të kryeqytetit, për plagosje.

Sipas burimeve zyrtare Ergys Metani, 25 vjeç pranë një kompleksi në rrugën “Niko Avrami”, gjatë një konflikti të momentit ka goditur me thikë E. Z., 21 vjeç. Ky i fundit është dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e Metanit u gjet thika si provë materiale dhe një sasi kanabisi.

Top Channel