Skandal/ Drejtoresha e shkollës fshin mungesat kundrejt 150 mijë lekëve

13/03/2018 20:53

Manushaqe Çela është nëna e dëshpëruar që ju drejtua emisionit Fiks fare pasi i përjashtuan djalin nga shkolla.

Një sanitare e shkollës profesionale “Petro Sota” i ka ofruar ndihmë Xhanluka Çelës duke i premtuar se do ta rregullonte situatën në këmbim të 150 mijë lekësh të vjetra. Në fakt pasi djali i dha paratë nën dorë vazhdoi rregullisht mësimin.

Fiks Fare ka evidentuar këtë situatë si dhe ka bërë ballafaqimin e fakteve. “Më përjashtuan djalin në 19 janar të 2018. Atë ditë që e kanë përjashtuar më mori mësuesja kujdestare dhe më tha djali juaj ka 45 mungesa përjashtohet. Të nesërmen kërkova ballafaqim për mungesat në drejtori, por nuk më priti askush.

Një ditë më pas tentova sërish të takoja drejtoreshën, më priti duke më bërtitur dhe më tha të shkoja të konsultohesha me mësuesen kujdestare, por kjo e fundit nuk më tregoi regjistrin. Po atë ditë një sanitare e shkollës i mori numrin e telefonit djalit dhe i premtoi se do ta zgjidhte ajo situatën me para nën dorë.

Të nesërmen im bir i dorëzoi 150 mijë lekë të vjetra dhe më pas nisi shkollën sërish. U interesova të dija çfarë u bë me mungesat, por mësuesja kujdestare sërish nuk më sqaroi. Isha në një dilemë të madhe ndaj ju drejtova emisionit Fiks Fare” u shpreh e z.Çela. Fiks Fare ka xhiruar të gjithë bisedën e bërë midis djalit dhe sanitares.

Kjo e fundit pasi numëron paratë dhe sigurohet që janë 150 mijë lekë të vjetra i thotë djalit të vazhdojë mësimin i qetë. “Nesër shko në mësim dhe të mos mungosh më dëgjove?Për kokë të djalit mos më vini më në të tilla siklete” tha sanitarja dhe numëroi paratë të cilat më pas i futi në xhep. Dy muaj më pas djali ka vazhduar të shkojë rregullisht në mësim, madje nëpërmjet një videoje vërtetohet edhe apeli i cili bëhet nga mësuesja e cila thërret emrin Xhanluka Çela.Fiks Fare i është drejtuar drejtorisë së shkollës profesionale “Petro Sota”.

Drejtoresha Klotilda Naço tha se djali i ka bërë vërtet 45 mungesa, por i janë justifikuar tre mungesa në mënyrë njerëzore. Drejtoresha pas pyetjes së gazetarëve të Fiksit nëse ishte në dijeni të pagesës nën dorë për të shyer mungesat e nxënësit, ajo fillimisht nuk pranon por në bisedë e sipër pohon se kishte dijeni për këtë situatë.

“Djali e filloi shkollën përpara se të jepeshin paratë. Nuk kishte pse t’ia jepte sanitares ,mund t’ia jepte mësueses. Këtu askush nuk e bën këtë gjë dhe për këtë ju garantoj. Ne i justifikuam tre mungesa se na erdhi keq për të ëmën e cila erdhi dhe na takoi me lotë në sy” u shpreh z.Naço. Ajo pohon gjithashtu se për këtë rast se do të ketë një hetim nga ana e shkollës dhe do të merren masa.

Bisedë e prindit me mësuesen kujdestare, pas njoftimit për përjashtim të djalit

Mësuesja kujdestare: Si Kalon mirë, çfarë bëtë ju?

Prindi: Asnjë gjë nuk bëmë. Ne atë ditë vajtëm në drejtori, drejtoresha filloi me të bërtitur, nuk kam të drejtë t’ju pres ju, nuk kam kohë, keni mësuesen kujdestare .Unë jam këtu më ka vënë ministri…

Mësuesja kujdestare: Po pastaj kishe folur me Linditën ti më vonë, se unë e mora vesh me Linditën. Të kishte thënë ajo shko atje ku vajte herën e parë. Nuk fole me të atin e saj ?

Prindi:
Drejtoresha tha s’keni punë me mua e keni me mësuesen kujdestare.

Mësuesja kujdestare:
E di.Prindi: Mua më tha jam këtu më ka caktuar ministri për të ngarkuar dhe për të shkarkuar punëtorë. I sjell kur të më dojë qejfi mua, i heq nga puna. Jam këtu i heq dhe i vë kur të më dojë qejfi mua, jam punëdhënëse unë këtu. Me mua tha s’keni punë. E keni me mësuesen kujdestare. Shko tako atë. I thashë unë sille regjistrin ballafaqo mungesat. Unë nuk jam e sigurt për mungesat që ka bërë djali…

Mësuesja kujdestare:
Po se më thirri, i pashë mungesat i kishte.

Prindi: Ajo tha shko shiko regjistrin dhe pastaj hajde më thuaj mua .Regjistri vajti në drejtori s’m’u tregua mua!

Mësuesja kujdestare: Sapo thatë diçka pak më përpara, moj zonjë vajtët atje ku të tha Lindita ?Lindita tha që unë i thashë. Ik atje ku vajtët radhën e parë .Mua më erdhi një gjysmë llafi për atë atje që kishit vajtur tek babai?

Prindi: Po dhe ai do drekë, di unë sa është dreka. Unë duhet ta di se nuk di si të orientohem…

Mësuesja kujdestare: Nuk di unë nga ato muhabete, pse më vë në siklet mua. Mua më vjen shumë turp dhe nuk dua të merrem fare me atë pjesë. Tani ai e di shumë mirë se është në klasë ka shokë qysh tek. Unë nuk mund të marrë përsipër budallallëqe të tilla. Nuk rrezikoj veten time…

Prindi: S’di dhe unë nga ta gjej anën tani, se një pastruese këtu atë ditë më tha mua të ndihmoj unë të çoj tek dikush..

Mësuesja kujdestare: Eee Te Afrimi tha, dhe do t’i qaj hallin tha t’i them që të paguash pak.

Mësuesja kujdestare: E kështu bëni.

Prindi: S’është ajo sot

Djali: Të iki të takoj Afrimin thua?

Mësuesja kujdestare: Atij sikur s’ja kishte qejfi se do abuzoj s’di ca të them do thotë diçka…s’di ca të them …

Prindi:Si do t’ja bëjmë

Mësuesja kujdestare:
S’di ca të them. Nuk marrë përsipër dhe nuk flas dot për këtë problem. Unë thjesht shikoj numrin e mungesave dhe kaq.

Djali: Po ata që erdhën në klasë?

Mësuesja kujdestare: Di unë për kë thua ti, se kam idenë fare.

Prindi: Po dhe ata për mungesa ishin përjashtuar!

Mësuesja kujdestare: Nuk di gjë, nuk marr përsipër të flas për të tjerë apo qysh tek, unë them zgjidh problemin që ke ti vetë.

Prindi: Po të pyes si motër

Mësuesja kujdestare:
Po nuk jam unë këtu për të dhënë llogari. Mos prit nga mua nga këto muhabete fare. Mos më vë…Ti ke djalin tënd erdhe more informacion për djalin kaq…S’di ca të them! Mirupafshim

Sanitarja merr lekët

Sanitarja: Vëri këtu. Mos sill mangët. Të hënën në shkollë.

Nxënësi: Do më japësh ndonjë shkresë, ndonjë gjë?

Sanitarja: Asnjë gjë, mësueses shko thoi. Të hënën në shkollë. Dhe me mëndje në kokë. S’ke libër, merr në një klasë tjetër. Mos merr mungesa. Dakord. Mos na vini në siklet. Po them për shpirt të babait.

Nxënësi: Të dal këtej?

Sanitarja: Nga të duash. Ik.

Nxënësi: Mirupafshim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA