Kaos në futbollin anglez, Lampard “ndez zjarrin” dhe shkaktoi një konflikt masiv në fushë, në Southampton. Sergio Ramos përjetoi një nga momentet më të papëlqyeshme të karrierës së tij në ndeshjen ndaj Eibarit, fundjavën e kaluar.
Kapiteni i Realit të Madridit braktisi fushën e lojës për rreth 5 minuta, pasi e zuri barku dhe duhet të shkonte me patjetër në tualet.
Programi spanjoll “El Dia Despues” e ndoqi qendërmbrojtësin spanjoll në të gjithë “aventurën” e tij. Djersë, vrapim… Ramos i afrohet arbitrit dhe i merr leje për të shkuar në banjë. Shokëve u premton që do të kthehet shpejt.
Ndërkohë, shokët e tij që ishin në stol, pasi e kuptuan çfarë po ndodhte, nisën të bënin shaka me “fatkeqësinë” e kapitenit të tyre. Kovacic nis të pijë ujë pasi do t’i merret urina për kontrollet antidoping, kur Isco i thotë: “Ty të ra lapsi? Lëre ta bëjë Sergio sepse duke e bërë është”.
Pasi mbaron punë, Sergio Ramos kthehet në fushë dhe u bën me shenjë shokëve që nuk po ndalonte dot në banjë. Gjithashtu, i këshillon që të mos qeshin sepse do ta pësojnë. Por, vështirë të mbahej e qeshura.
Top Channel