Janë shqiptare dhe mjaft të famshme në skenat muzikore ndërkombëtare.

Por duket se midis tyre ka një armiqësi të hershme.

Në koncertin e Pavarësisë së Kosovës, ku Rita ishte e ftuar speciale, e pyetur nëse në një të ardhme planifikonte një koncert me Dua Lipën dhe Bebe Rexhën, Rita foli vetëm për Beben, me të cilën ka një marrëdhënie shumë të mirë.

Por duket se për Ritën dhe Duan ka menduar ECHO Awards, eventi muzikor i cili do të mbahet në 12 Prill në Berlin të Gjermanisë.

Në këtë event dy vajzat shqiptare janë përballë njëra-tjetrës, pasi të dyja janë të nominuara për të njëjtin çmim, “Artistja më e mirë ndërkombëtare”.

Mbetet për tu parë reagimi i vajzave në momentin kur të shpallet fituesja.

Top Channel