Situata në zonën e Obotit vazhdon të mbetet problematike, dhe sipas ministrisë së Mbrojtjes, nën ujë mjaft toka bujqësorë.
“Si pasojë e reshjeve të rëna janë ndodhur nën ujë një sipërfaqe e konsiderueshme e tokës bujqësore dhe janë izoluar nga uji shumë banesa ku më i prekuri ka qenë fshati Obot, si dhe janë marrë masat për sigurimin e ushqimit për bagëtitë të këtyre zonave”, thuhet në njoftimin zyrtar të ministrisë.
Ndërkohë për Anën e Malit dhe Dajç janë shpërndajë dhe ndihma për bagëtitë.
Kjo sasi ushqimore për bagëti është siguruar nëpërmjet ndërmjetësimit të Institucionit të Prefektit të Qarkut Shkodër me Ministrinë e Mbrojtjes (DPEC) Ministrinë e Bujqësisë dhe Donacioni i Dhomës së Tregtisë dhe AIBA.
Gjithashtu janë siguruar ndihma ushqimore për familjet e izoluara nga uji, rreth 450 pako ushqimore dhe 180 pako detergjent.
Top Channel