26/11 09:21
Vitet e fundit Kim Kardashian është përpjekur që të organizojë kohën e saj, për vetë faktin se pavarësisht punës ajo duhej të ishte edhe një nënë e përkushtuar për tre fëmijët e saj.
Për të gjitha këto ylli i televizionit, Kim, ka folur për revistën ELLE.
37-vjeçarja ka zbuluar emocionet e përjetuara nga ardhja në jetë e vajzës së saj të vogël, Çikago, si dhe planet e mëtejshme për zgjerimin e familjes së saj.
Pasi rrëfeu se ajo dhe bashkëshorti i saj Kanye West, 40 vjeç, përzgjodhën seksin e fëmijës së tyre të tretë, Kim shprehu dëshirën për të pasur një fëmijë të katërt, por që një gjë e tillë do të ndodhë pas disa vitesh pasi sipas Kim edhe partneri i saj ka nevojë për vëmendjen e duhur.
Top Channel