Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona, ndërsa ka shpallur në kërkim dy të tjerë, si autorë të dyshuar të vjedhjes së një banese ditën e diel në fshatin Shelqet, Vau Dejës, në pronësi të shtetasit P.Z.

Në pranga janë vënë Klovis Jeraj, 29 vjeç banues në fshatin Mjedë, Vau Dejës, S. J. 16 vjeç banues në fshatin Mjedë, Vau Dejës. Gjithashtu janë proceduar penalisht dhe ndiqen në gjëndje të lirë shtetasit: E. Z. 16 vjec banues në fshatin Shelqet, Vau Dejës. R. K. 17 vjec banues në fshatin Shelqet, Vau Dejës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi me datën 11.03.2018, kanë organizuar dhe kryer vjedhjen e baneses së shtetasit P. Z. në fshatin Shelqet, Vau Dejës.

Nga veprimet e para hetimore dhe gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale sendet e vjedhura në banesën e shtetasit P.Z. konkretisht janë; 680 000 Lekë të vjetra, 210 Euro, një sasi rreth 6 kilogram bizhuteri argjendi, një laptop, një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, si dhe tre aparate celularë.

Ngjarja në fjalë është organizuar dhe drejtuar nga i biri i pronarit të banesës, shtetasi E. Z. ku është kryer vjedhja nga shtetasit e lartëpërmendur të cilët janë shokët e tij.

Top Channel