Pas 6 vitesh si zëvendës trajner në skuadrën e Partizanit Klevis Dalipi më në fund ka shansin zyrtarisht për të qenë, të paktën deri në fundin e këtij sezoni, trajner i parë i skuadrës kryeqytetase me objektivin e vetëm që është pjesëmarrja në Kupat e Europës.

Një objektiv i arritshëm nëse rezultatet do të vijnë, por për këtë Dalipi i kërkon të gjithëve më shumë kohë dhe besim.

“I lutem njerëzve të më japin më shumë kohë dhe të besojnë pasi dhe edhe rezultatet ishallah do të vijnë. Dua të implementoj mentalitetin tim të një loje sulmuese por kjo do kohën e vet, pasi është një gjë e dua jo vetëm unë por edhe lojtarët dhe drejtuesit e ekipit”, u shpreh Klevis Dalipi, trajner i partizanit.

Pas një karrierë të gjatë si futbollist në vend dhe në Portugali prej 7 vitesh, Klevis Dalipi i ka shembujt e tij për të ndjekur në postin e trajnerit.

“Mourinjo është një shembull për mua një idhull, sa i përket trajnerëve shqiptar ai mbetet Starova”, tha Dalipi.

Top Channel