Timo Flloko: Vera nuk gabon kurrë!
12/03/2018 10:40
I ftuar në “Wake Up”, aktori Timo Flloko teksa foli për librin e tij të dytë me poezi “Kërcim në bosh”, ndau me publikun dhe momente të jetës së tij personale.
Ai u ndal në raportin që ka me bashkëshorten e tij, regjisoren Vera Grabocka. “Verës ia dëgjoj gjithmonë mendimin. Ajo nuk gabon, ajo di të thotë çfarë është e rëndësishme dhe çfarë jo. Për mua ka shumë rëndësi opinioni i saj”, u shpreh aktori.
Timo Flloko tha se është pikërisht bashkëshortja që i lexon e para poezitë që ai hedh në letër.
Top Channel