Regjisori, i cili javën e kaluar fitoi çmimin Oscar, Del Toro ka zbuluar një sekret nga jeta e tij private.

Ai ka zbuluar se në vitin 2017 është divorcuar nga bashkëshortja e tij: “ Jam ndarë në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa vetëm në shtator kam përfunduar procedurat e divorcit. Vetëm pak persona kanë qenë në dijeni të kësaj ngjarjeje të jetës sime”.

Guillermo del Toro ka zbuluar se është divorcuar nga ish bashkëshortja e tij, Lorenza Newton, pas 31 vitesh martesë.

Kjo ngjarje është mbajtur sekrete dhe larg vëmendjes së medias, derisa regjisori meksikan i cili sapo ka marrë katër çmime Oscar me filmin “La forma dell’acqua”, e rrëfeu atë gjatë një interviste Reforma.

Gjatë ceremonisë Academy Awards në Los Angeles, regjisori 53-vjeçar u shfaq me skenografen Kim Morgan dhe jo me bashkëshorten, gjë që shtoi dyshimet për një divorc midis tyre.

Top Channel