Rashica shënon golin e parë në Bundesligën gjermane – VIDEO

12/03/2018 22:14

Milot Rashica, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka arritur të gjejë golin e parë në Bundesligë me skuadrën e Werder Bremen.

Rashica u bë pjesë e futbollit gjerman gjatë merkatos së janarit, ndërsa në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e së hënës mes Werder Bremen dhe Koln arriti të gjejë rrjetën e parë.

Ishte minuta e 58 e ndeshjes, kur Rashica iu shkëput bukur mbrojtësve, ndërsa më pas me lehtësi dhe klasin që zotëron mposhti edhe portierin kundërshtar, duke e çuar rezultatin në 2-1.

Top Channel