Medalje nderi në Stamboll për kreun Federatës së Çiklizmit Shqiptar

12/03/2018 22:06

Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku nderohet në Stamboll me medalje nderi nga Federata Europiane e Çiklizmit.

Gjithçka ka ndodhur në Stamboll, atje ku janë zhvilluar punimet e Kongresit Evropian të Çiklizmit, ndërsa Anxhaku ka qenë së bashku me sekretarin e përgjithshëm Alfred Tahiraj.

Numri një i çiklizmit është nderuar për atë që ka bërë në 20 vjet për çiklizmin shqiptar. Të paktën që nga 2002-i në Shqipëri janë organizuar dy Kampionate Ballkanike më 2008 në Korçë dhe më 2016-ën në Elbasan. Pa harruar të gjitha aktivitetet kombëtare, apo dhe ndërkombëtare. Jo vetëm kaq, por që nga 2017-ta, Rrethi Çiklistik i Shqipërisë, një ndër më të vjetrit në Evropë, është futur në kalendarin e aktiviteteve të Federatës Botërore të Çiklizmit, ndërsa ka parametra tashmë ndërkombëtare.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel