Janë një ndër familjet më të pasura në botë, dhe asgjë e publikuar prej tyre nuk duhet ti surprizojë më fansat.

Bëhet fjalë për familjen Kardashian-Jenner, e pikërisht për 20-vjeçaren, Kylie Jenner, e cila këtë të dielë ka publikuar një pjesë të vogël të pasurisë së saj miliona dollarëshe.

Ylli i televizioneve ka pozuar brenda dollapit të saj gjigand, i mbushuar me çanta të ndryshme, të markave më të njohura si Chanel, Dior, Gucci dhe Balenciaga, të cilat kanë një vlerë më të madhe se 1 milionë dollarë.

20 vjeçarja në foton e publikuar shfaqet përpara pasqyrës vetëm me këmishë nate.

Revista prestigjoze Forbes e ka listuar Kylie Jenner si një ndër femrat më të pasura në botë, krah yjeve si: Jennifer Lopez, Novak Djokovic dhe Ed Sheeran.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel