Një 42-vjeçare dhe foshnja e saj kanë gjetur vdekjen gjatë lindjes në maternitetin e Kukësit, në orët e para të mëngjesit.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se policia është njoftuar rreth orës 08.30 për ngjarjen. Aktualisht trupat e tyre ndodhen në morgun e spitalit të Kukësit.

Ekspertët mjeko-ligjorë të ardhur nga Tirana dhe grupi hetimor po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Top Channel