Dhunon gruan dhe vjehrrën në sy të fëmijës së mitur, arrestohet greku në Fier

12/03/2018 13:13

Një 41-vjeçar grek është arrestuar nga policia e Fierit për dhunë në familje.

Georgios A., 41 vjeç nga Athina, jetonte me familjen e tij në Libofshë të Fierit. Një njeri problematik për familjen e tij me konsumin e alkoolit, greku ka ushtruar dhunë ndaj të shoqes, E. G., 34 vjeçe dhe ka kanosur e gërvishtur me thikë vjehrrën e tij, Dh.G., 63 vjeçe. E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të fëmijës së tij të mitur.

41-vjeçari është vënë menjëherë në pranga nga uniformat blu në akuzën “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”.

Top Channel