Cameron Diaz del në pension

12/03/2018 11:46

Është një nga aktoret më të famshme të Hollivudit, me filma si “Charlie’s Angels”, “Shrek” dhe “There’s Something About Mary”, por duket se Cameron Diaz do të lërë përfundimisht aktrimin për t’u përqendruar te familja që ka me muzikantin Benji Madden.

Sipas “Daily Mail”, 45-vjeçarja i ka thënë një shoqeje të ngushtë që do të dalë në pension.

Në fakt, Cameron Diaz nuk shihet në ekranin e madh që në vitin 2014, ku interpretonte në filmin “Annie”.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel