Panairi i karrierës,Nikolla: Sistemi i pranimeve në Universitet rezultoi i suksesshëm

11/03/2018 20:30

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla duke përshëndetur të rinjtë e pranishëm në panairin e studimeve të organizuar nga Forumi i Rinisë Eurosocialiste me gjimnazistët e qytetit të Tiranës, vuri theksin te përgjegjësia që bie tashmë mbi maturantët në lidhje me përzgjedhjen e degëve apo fushave që duhet të zgjedhin për të vazhduar arsimimin e lartë dhe karrierën e tyre.

“Nuk ka më bukur që të jesh midis jush me dëshirën më maksimale për të ndarë informacion, po ashtu edhe për të zhvilluar përgjegjësi të reja në mënyrë që asnjë prej të rinjve dhe të rejave të Tiranë dhe gjithë Shqipërisë, që teksa bëjnë zgjedhjen e tyre shumë të rëndësishme të jetës për të vazhduar studimet e larta, të mos jenë vetëm në kuptimin e informimit por sigurisht të kenë përpara të gjithë qartësinë që të bëjnë zgjidhjen e duhur konform dëshirës dhe pasionit së tyre por duke garantuar edhe gjithë suksesin”, tha Nikolla.

Ajo siguroi se sa i përket institucioneve shtetërore ato do të bëjnë më të mirën e mundshme që procesi i pranimeve për këtë vit të jetë sërish i suksesshëm dhe çdo i ri të zgjedhë degën që dëshiron.

“Unë do të doja t’iu siguroja që për sa na takon neve, të gjitha institucionet e arsimit, dhe këtu e nis nga gjimnazet dhe të gjitha institucionet e tjera deri te ministrja e Arsimit, do jetë krah jush për të bërë maksimumin që ky proces të kalojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Sistemi i ri i pranimeve në universitet, përpos të gjithë tymnajës dhe thashethemnajës që shoqëroi skemën e re, rezultoi të ishte e duhura, konformë standardeve më të mira dhe që respektojnë meritën dhe transparencën. Në vitin që shkoi ishte një skemë që funksionoi sahat me asnjë problematik të shfaqur gjatë procesit të aplikimeve dhe më pas regjistrimeve tona në institucionet e arsimit të lartë. Rezulton që në të gjitha programet e studimit ne kemi rritje të notës mesatare apo rritje të cilësisë të gjithë të pranuarve në këto programeve studimi”, theksoi ministrja Nikolla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA