Nëse nuk do e njihnim patjetër që do mendonim se ajo është vetëm 20 vjeçe.

Kjo për shkak të fizikut të saj të mahnitshëm.

Por jo, të gjithë e njohim Sharon Stone, aktoren e cila mbushi plot 60-vjeçe, jeta e së cilës është e mbushur me suksese, por edhe zhgënjime, kryesisht në dashuri.

Ylli i kinematografisë e ka nisur karrierën në moshën 21-vjeçare, në fushën e modelingut, për të vijuar më pas në atë të filmit, ku sfidoi çdo femër me talentin e saj të jashtëzakonshëm.

Sot Sharon Stone është idhulli i çdo vajze të re, jo vetëm për suskeset e saj në Hollywood, por edhe për shkak të fizikut të saj perfekt.

Por a është mërzitur Sharon përse mbushi 60 vjeç?

Aspak! Bukuroshja shfaqet në një video duke festuar ditën e saj të lindjes, dhe duket më e buzëqeshur se kurrë.

Një shembull ky, i cili duhet ndjekur nga çdo femër në moshën e saj.

Sharon është modeli që çdo vajzë duhet të ndjekë, pasi nëse shohim pas në karrierën e saj, kuptojmë se ajo ka luftuar shumë për të qenë sot një ndër femrat më të pëlqyera në botë.

Ylli hollivudian ka lindur në Medvill, një vend i vogël në zemër të Pensilvanisë, dhe është vajzë e dy prindërve irlandezë.

Karrierën si aktore e nis me një rol të vogël në filmin e regjizorit në “Stardust Memories” në 1980.

Pas shumë sukseseve në kinematografi Sharon Stone klasifikohet nga revista “People” si një ndër 50 gratë më joshëse të planetit, ndërkohë që regjisori Martin Scorsese i beson një rol kyç në një nga filmat më të arrirë të tij, filmin “Casino” (1996) përkrah Robert De Niro. Për këtë film fiton “Golden Globe”-in e saj të dytë.

Pas disa lidhjeve dashurie, Sharon aktualisht është e martuar me sipërmarrësin italian Angelo Boffa.

FOTO GALERI
3/23

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA