Ka qenë një personazh aspak normal kur luante futboll, i njejtë është edhe tani që ka varur këpucët në gozhdë. Chilavert, portieri i famshëm paraguajan ka dhënë një intervistë shumë pikante për ESPN, duke sulmuar dy ikona të futbollit: Ballack dhe Roberto Carlos.

Duke folur për çerekfinalet e Kupës së Botës 2002, kur Paraguaji u përball me Gjermaninë, Chilavert tregon se mesfushori përdori një truk për të mbajtur larg kundërshrarët: “Në atë moment nuk mund të rrije afër Ballack, sepse vinte një era dhi e tmerrshme. Përdorte një deodorant, limon apo diçka tjetër për të mbajtur larg kundërshtrarët dhe ishte e tmerrshme”, tha ish-portieri.

Më pas portieri që u bë famshëm për goditjet e dënimit tregon historinë e pështymës me Roberto Carlos: “Në atë ndeshje ishte një arbitër gjerman dhe Paraguaji humbi. U dëshpëruam shumë dhe Roberto Carlos në atë ndeshje gjuajti nga të gjitha anët, e nuk mundi të shënojë. Bëri edhe disa gjeste dhe patëm një debat, më pas Brazili shënoi edhe golin e dytë dhe ai më tha: ‘Indian, ju mundëm 2-0.’ Dhe unë e pështyva”, tregon Chilavert.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel