16 persona dyshohet se janë pjesë e një grupi të struktruar kriminal, që Policia e Fierit ka goditur në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” këtë të shtunë.
Sipas policisë, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin ushtronin veprimtarinë e tyre në fushën e falsifikimit dhe favorizimit të emigracionit të paligjshëm.
Uniformat blu thonë se hetimi ka qenë disamujor dhe në përfundim të tij, në bashkëpunim me policitë në Tiranë, Korçë, Vlorë e Berat u bë arrestimi i tetë shtetasve, dy janë shpallur në kërkim, ndërsa tetë të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.
Grupi dyshohet që prej vitit 2017, ushtronte aktivitetin kriminal në fushën e falsifikimit të monedhave, falsifikimit të dokumentave shkollorë, dokumentave të gjendjes civile, të pasaportave, dokumentave të emigrimit dhe të qëndrimit në vende të ndryshme të Bashkimit Europian, Kanada, Mbretëri e Bashkuar, Irlandë etj.
Këta shtetas u merrnin porosi për pajisjen me dokumenta të falsifikuar, personave të ndryshëm me banim në Fier, Lushnje, Mallkastër, nga Qarku i Beratit, Korçës e Vlorës, kundrejt pagesave që varionin nga 600 Euro deri 12,000 Paund.
Porositë merreshin për të nxjerrë dokumente shkollore, pasaporta, leje qëndrimi, leje drejtimi, qarkullim të monedhave të falsifikuara, dokumente të falsifikuara për në vende të ndryshme të Bashkimit Europian.
Shtetasi S.P., banues në Fier dhe i shpallur në kërkim dhe dhe Jetnor Hoxhaj, Jetnor Hoxhaj, 42 vjeç, banues në lagjen “29 Nëntori”, Fier pasi i merrnin këto porosi, nëpërmjet shtetasve Eris Koliçi, Eris Koliçi, 28 vjeç, banues në lagjen “Sheq Madh”, Fier dhe A.H., 62 vjeç, banues në Fier i dërgonin me automjete të ndryshme të transportit të udhëtarëve si furgona, taksi, autobusa për në Tirane te shtetasi Artan Hasani, i cili merrej me prodhimin e tyre.
Dy-tre ditë pasi prodhoheshin këto dokumenta në Tiranë, shtetasi Artan Hasani i niste në të njejtën rrugë për në Fier, ku dilnin dhe i prisnin shtetasit Eris Koliçi dhe A.H, të cilët sipas porosive të shtetasit S.P. dhe Jetnorit ua shpërndanin personave që kishin porositur.
Për të gjithë shtetasit e mësipërm ka filluar hetimi pasuror në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”. Po gjatë operacionit janë sekuestruar prova të shumta materiale, të cilat për arsye hetimi nuk bëhen me dije nga ana e Policisë.
Hetimet vazhdojnë.
Top Channel