Leo Messi nuk do të luajë mbrëmjen e sotme ndaj Malagës.

Barcelona njoftoi me anë të një komunikate për shtyp se argjentinasi nuk ka udhëtuar me skuadrën për “arsye personale”.

Messi, i cili ka luajtur si titullar të gjitha ndeshjet e kampionatit deri tani (përveç derbit me Espanyol), nuk do të jetë fare i pranishëm në “La Rosaleda”.

Sipas mediave sportive spanjolle, arsyeja e mungesës është se bashkëshortja e tij Antonella solli në jetë djalin e tyre të tretë, Ciro Messi.

Top Channel