Autoritetet në Japoni kanë paralajmëruar njerëzit për rrezikun e shkëmbinjve të mëdhenj “fluturues” në një rreze prej 4 km, nga një vullkan në shpërthim në ishullin Kyushu.
Mali Shinmoedake ka ditë që nxjerr hi, por shpërthimet e tij janë përshkallëzuar të shtunën.
“Aktiviteti vullkanik atje mund të vazhdojë për disa muaj”, thonë ekspertët.
Në vitin 1967, në filmin “You Only Live Twice” të James Bondit, mali Shinmoedake u përdor për të përshkruar nga jashtë selinë e fshehtë të një organizate kriminale.
Të shtunën, Agjencia Meteorologjike e vendit lëshoi paralajmërime të reja, duke thënë se shkëmbinj “fluturues” mund të arrijnë deri në 4 km përreth vullkanit.
Sipas saj, shpërthime të mëdha janë regjistruar gjatë orëve të fundit dhe tymi është rritur në 4.500 metra lartësi.
Dridhjet e tokës kanë bërë që ndërtesat të lëkunden dhe llava e nxehtë rrjedh nga njëra anë e vullkanit. Një shpërthim në vitin 2011 bëri që qindra persona të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Japonia ka aktualisht 110 vullkane aktive.
Top Channel