Për banorët e rajonit Tohoku, që i mbijetuan cunamit të 11 marsit të vitit 2011, që shkatërroi brigjet japoneze duke u marrë jetën 2.000 personave, ajo dallgë e errët është një kujtim i përditshëm.
Kur kanë kaluar 7 vite nga cunami dhe nga tërmeti, që bashkërisht shkaktuan 15 mijë viktima, një mur gjigant prej çimentoje, 12 metra i lartë dhe 395 km i gjatë, mbron komunitetin nga fenomene të ngjashme në të ardhmen.
Shumë qytetarë e pritën pozitivisht idenë e murit, që ka kushtuar 12 miliardë dollarë, por me kalimin e kohës kritikat u rritën.
“Duket si një burg, edhe pse nuk kemi bërë asgjë të keqe”, thotë një qytetar.
Në qytetin Kesennuma, në mur ka edhe dritare të vogla.
“Është qesharake”, thotë një banor, që në tragjedi ka humbur shtëpinë dhe vëllain.
“Është një tallje. Të gjithë këtu kemi jetuar duke parë detin. Prej brezash të tëra ka qenë kështu. Tani muri na ndan, është e papranueshme”, thotë një tjetër qytetar.
Ka edhe nga ata banorë që janë të shqetësuar se ky mur gjigant do të dëmtojë turizmin. Të tjerë thonë se nuk janë konsultuar në fazat planifikuese, apo se paratë e shpenzuara për murin janë hequr nga projekte të tjera si rindërtimi.
Top Channel