Digjet shtëpia, zjarrfikësja nuk ndërhyn dot për shkak të kanalit në rrugë

10/03/2018 14:35

Një shtëpi është djegur në Ishull lezhë dhe zjarrfikësja e ka pasur të pamundur të ndërhyjë për shkak të një kanali që ka qenë i hapur në rrugë.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se shkak i zjarrit është një bombul gazi. Vetë i zoti i shtëpisë ka lajmëruar zjarrfikësen e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, po nuk ka ndërhyrë dot.

Top Channel