Janë ndarë pak kohë më parë pas disa vitesh martesë, dhe divorcin e tij me Angelina Jolie e ka konsideruar si ‘vdekje’.
Bëhet fjalë për aktorin Brad Pitt, i cili pikërisht për shkak të divorcit me Angelinën, ka vendosur të marrë pak kohë pushim, pasi sipas “The Sun” ai po përpiqet të “shërojë” zemrën e thyer pas ndarjes me të.
54 vjeçari kohën e tij po e shfrytëzon duke u përqëndruar totalisht tek vetja e tij, ndërsa të njëjtën gjë po bën edhe ish bashkëshortja, e cila ka deklaruar se është koha që ajo të fokusohet tek fëmijët dhe nuk mendon për partner të ri në jetën e saj.
“The Sun” në lidhje me aktorin Brad Pitt shkruan: “Ai ka qenë në marrëdhënien më të gjatë të jetës së tij dhe tani që është single po përpiqet të bëjë ato gjëra që nuk mundi ti bënte më parë”.
Top Channel