Shoqëria shqiptare është maskiliste, vëren një studim i kryer nga Hofstede Insights, për dimensionet kulturore të shoqërisë shqiptare.
Studimi bazohet në gjashtë dimensione kulturore të një vendi, siç janë ‘individualizmi’, ‘barazia gjinore’ , ‘pasiguria’, ‘pragmatizmi’ etj.
“Shqipëria mund të konsiderohet si një shoqëri “mashkullore”, që tregon se shoqëria është e motivuar nga konkurrenca, arritja dhe suksesi, sukses që përcaktohet nga fituesi ose më i miri në fushën përkatëse, duke neglizhuar elementin e bashkëpunimit mes njerëzve i cili zakonisht preferohet nga femrat dhe jo nga meshkujt”, thotë studimi i Hofstede Insights.
Sipas këtij studimi Shqipëria është një shoqëri hierarkike, që do të thotë se njerëzit pranojnë një rend hierarkik në të cilin të gjithë kanë një vend të caktuar në shoqëri. Por gjithashtu është edhe një shoqëri kolektiviste, duke nënkuptuar se njerëzit vlerësojnë më shumë ndjenjën e përfitimeve të përbashkëta mbi të drejtat individuale
“Shqiptarët kanë një preferencë për të shmangur pasigurinë, që do të thotë se shoqëria është formuar nga rregulla të forta sociale të sjelljes dhe është intolerante ndaj ideve të reja dhe progresive. Shoqëria shqiptare është qartësisht pragmatike në natyrë, që do të thotë se njerëzit besojnë se e vërteta varet shumë nga situata, konteksti dhe koha. Kultura shqiptare karakterizohet nga një ndjenjë e fortë e përmbajtjes. Shoqëritë me një tipar të tillë kanë tendencë për cinizëm dhe pesimizëm”, thuhet në shtyllat e këtij studimi.
Top Channel