‘Shpërthen’ Coentrao: Në Madrid harrova të luaj futboll

09/03/2018 14:38

Fabio Coentrao dëshiron të qëndrojë te Sporting i Lisbonës, edhe pse ai është futbollist i Real Madrid dhe në Portugali luan me formulën e huazimit.

Portugezi në verën e këtij viti u transferua në vendlindje, pasi nuk gjente hapësira në Madrid, skuadër me të cilën ka një kontratë të vlefshme deri në 2019. “E vërteta është se dua të qëndroj në Lisbonë dhe të mbyll këtu karrierën. Jam i lumtur këtu, por kam një kontratë me Real Madrid dhe vendimi është i tyre. E vlerësoj shumë Realin, sepse më ka dhënë shumë këto vite, por në Lisbonë ndihem shumë mirë”, tha Coentrao në një intervistë për Marca.

“Në Madrid harrova të luaj futboll, sepse unë nuk kisha asnjëherë vend në formacion dhe në atë mënyrë humba dhe kombëtaren. Unë e di se çfarë jam duke bërë dhe si të luaj futboll”, shtoi më tej Coentrao, që në verën e vitit 2016 nuk ishte pjesë e Portugalisë për shkak të një dëmtimi në gju.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA