Sharon i rikthehet “instiktit bazik”

09/03/2018 18:48

Pak ditë më parë përfundoi në faqet e para të mediave rozë për shkak të një incidenti, që e pa të rrëzuar në shesh.

Por, Sharon Stone u është përgjigjur këtyre lajmeve duke “risjellë” në kujtesë skenën e famshme të filmit të 1992, Basic Instict.

Të shtunën diva e kinematografisë feston 60-vjetorin e lindjes dhe vendosi që t’u dhurojë fansave të vet një sërë shkrepjesh dhe një intervistë të gjatë për “New York Times”.

Aktorja thotë se sekreti i formës së saj qëndron tek kujdesi me ushqimin dhe palestra, ndëkohë që për “NYT” rrëfehet edhe për periudhën e vështirë të kaluar pas divorcit me Phil Bronstein, ndërsa as konfirmoi, por as mohoi nëse aktualisht është “single”.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel