Drama e Astorit tronditi futbollin italian e jo vetëm, por ngjarja tragjike është lënë pas, e Serie A ka nisur sërish nga aktiviteti, me ndeshjen e kësaj të premteje mes Romës dhe Torinos.

Verdhekuqtë nga kryeqyteti kërkonin të konfirmoheshin në vendin e tretë të renditjes, e objektivin e realizuan në mënyrë bindëse, duke mposhtur 3-0 ekipin “granata”, me të tri golat të shënuara në pjesën e dytë të takimit.

Mbrojtësi grek Manolas, mesfushori energjik De Rossi dhe Pellegrini në minutat e fundit shtesë, ishin autorët e golave të kësaj sfide, duke i dhënë fitoren dhe 3 pikët Romës, që ngjitet tashmë në kuotën e 56 pikëve, 4 më shumë sesa Lacio dhe 5 larg Interit.

Top Channel