Pochettino s’e kapërdin eleminimin: Te Juve, mjeshtra të presionit ndaj gjyqtarëve

09/03/2018 19:02

Dy ditë pasi Totenhemi i tij u eleminua nga Juventusi pas asaj ndeshjeje të luajtur në Londër, të cilën bardhezinjtë e fituan 2-1, trajneri i “Gjelave” është rikthyer të flasë dhe këtë herë me fjalë të rënda.

Në shënjestrën e Mauricio Pochettiono-s janë drejtuesit e skuadrës italiane dhe gjyqtari i takimit.

“Ishte Agnelli, Marotta dhe persona të tjerë. E pashë në pjesën e parë sesi vendosën nën presion gjyqtarin e takimit. Në fund të kësaj pjese ishin dy 11-metërsha për prekje me dorë për ne, ndoshta ishte edhe ai i Vertonghen. Këto janë detaje, por që në fund vendosin shumë”, deklaroi ai.

Sipas trajnerit të Totenhem, kjo është kultura e Juventusit, nga e cila duhet të mësojnë.

“Janë specialistë dhe janë mësuar të fitojnë dhe vendosin nën presion gjyqtarin. Janë mësuar që në korridoret e stadiumit të kenë pronarin e tyre para dhe gjatë ndeshjes. Është një ekip ku e gjitha shoqëria bën gjithçka për të ndihmuar në fushë. Këto janë ndeshje të mëdha dhe Juventusi na dha një leksion, që duhet të mësojmë të luajmë jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj”, vijoi Pochettino.

Top Channel