“Makbethi” në Teatrin Kombëtar, premiera shekspiriane

09/03/2018 15:21

Të sjellësh Shakespeare-in në Teatër Kombëtar është një ndërrmjarje aspak e lehtë, me të cilën duhet të përballosh edhe pritshmëritë. Kled Kapexhiu vjen si regjisor i shfaqes “Makbeth”, tragjedinë e famshme të atyre që duan pushtetin për interesat e tyre.

Për regjisorin kjo ishte një zgjedhje me ndjesi personale, që e kuriozon sidomos historinë personale të Makbethit, që besoi se kjo botë është e tij me cdo kusht.

“Një ndjesi personale që ka filluar para shumë vitesh. Kur e lexova, më intrigoi përqëndrimi i Shekspirit tek tragjedia e një individi. Ai thellohet më shumë brenda dramës dhe tragjedisë së tij. Më duket një tragjedi personale, kjo ishte ajo që më la shenjë”, thotë regjisori Kled Kapexhiu.

Regjisori na sjell një shfaqe që përtej klasikes ka elementë ekstravagantë muzikë kumbuese, kostumografi dhe grim të vecantë. Por që jo rrallë herë këto elemntë i sfumojnë rëndësinë fjalës .

“Kam dashur që secila prej tyre të jetë e dalluehsme shumë mirë nga elementë të tjerë. Të vendos theksin tek secili mjet dhe ta bëj të dukshëm në maksimiumin e vet. Sikur secili prej këtyre të kishte një rol të vecantë. Duke shpresuar që në fund të bëj një masë që lëviz e tëra në të njëjtën kohë”, thotë Kapexhiu.

Kjo tragjedi mendohet të jetë vënë për herë të parë në skën në 1606. Ndërsa referencat regjisori i ka që prej teatrit antik grek.

“Teatri antik grek. Rikthimi që i është bërë në shek XX nga teatri japonez. Disa regjisorë të tjerë të cilët kanë përdorur metoda të distancimit nga personazhet. Nga përjetimi. Ku theksi vihet mbi fjalën”, vijon ai.

Me një kast prej 15 aktorësh, në rolet kryesore të ciftit “Makthbeth” janë zgjedhur Indrit Cobani dhe Luli Bitri. Që prej premierës së 9 marsit, shfaqja do të vijojë takimin me publikun, në skenën e Teatrit Kombëtar.

Top Channel