Sistemi peniticiar i Greqisë është “klient” i përhershëm në raportet e Amnesty International për kushtet në të cilat mbahen të burgosurit në këtë vend.

“AI” ka kritikuar vazhdimisht Athinën si për mbipopullimin në burgjet e saj, ashtu edhe për kushtet që nuk plotësojnë as ato minimalet për një vend anëtar të Bashkimit Europian.

E në redaksinë e Fiks Fare ka mbërritur “prova” për këtë. Një shqiptar ka nisur pamjet e kushteve të brendshme në të cilat mbahen të dënuarit në një burg grek. Qelitë janë pa dritare, kuzhina e sajuar dhe tualeteve u mungon higjena.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA