
Ata kanë nisur të frekuentohen së bashku që nga shkurti i vitit të kaluar dhe duket se ende janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.
Bëhet fjalë për Jennifer Lopez dhe të dashurin e saj, Alex Rodriguez.
Të enjten mbrëma çifti është fotografuar duke lënë restorantin e Craig në Los Anxhelos, dhe dukeshin mjaft të dashur krah njëri-tjetrit.
48-vjeçarja, Jennifer, dukej e mahnitshme me pantallonat e saj xhins të kombinuara me bluzën e bardhë transparente, e cila i zbulonte edhe të brendshmet.
Sigurisht që aksesorët, si vathë me diamandë, nuk mund të mungonin në veshjen e Lopez.
Nëna e dy fëmijëve në mbrëmjen romantike me të dashurin e saj kishte vendosur që flokët të mblidhte pas dhe make up të ishte pak i rëndë.
Top Channel