Gjimnastja kineze kërcen keq dhe thyen këmbën (KUJDES! Pamje të rënda)

09/03/2018 14:12

Një gjimnaste kineze ka thyer këmbën gjatë Kupës së Amerikës, që po zhvillohet në Çikago.

18-vjeçarja Mao Yi e mbështeti keq këmbën pas kërcimit të kaluçit dhe pësoi një thyerje të kockës së femurit.

Doktorët kanë konfirmuar se Mao Yi do të ecë me paterica për momentin dhe do t’i kthehet stërvitjes pas 4-6 javësh.

Top Channel