24/05 15:52
Bayern Munchen ka njoftuar rinovimin me 23-vjeçarin Joshua Kimmich deri në vitin 2023.
23-vjeçari kishte një kontratë me klubin bavarez që i skadonte në vitin 2020 dhe kohët e fundit po përflitej shumë rinovimi i tij në mediat sportive gjermane.
Me këtë rinovim, shuhen zërat që e shikonin mbrojtësin e ri te Barcelona apo Manchester City.
“Kimmich është rritur shumë në dy vitet e fundit dhe është bërë pjesë kryesore e skuadrës sonë. Jemi shumë të lumtur që do e kemi në klub për një kohë të gjatë”, tha drejtori i përgjithshëm i Bayern, Karl Heinz Rummenigge.
Top Channel