Është vënë në pranga nga policia e Tiranës një person, i cili akuzohet për vjedhjen e disa biçikletave.
Policia njofton se në pranga është vënë shtetasi Arben Muka, 38 vjeç, banues Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “vjedhje”.
Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova shkencore se shtetasi i ndaluar dyshohet si autor të ngjarjeve të mëposhtme:
– Më datë 24.01.2018, rreth orës 17:50, në rrugën”Sulejman Pasha”, dyshohet se ka vjedhur një biçikletë elektrike në pronësi të shtetasit L.J., 34 vjeç
– Më datë 21.02.2018 , në rrugën “Zela” dyshohet se ka vjedhur veshje të ndryshme në një magazinë në pronësi të shtetasi D.T., 59 vjeç.
– Me date 07.01.2018 , në rrugën “Bulevardi Zogu i Pare ”, dyshohet se ka vjedhur biçikletën, në pronësi të shtetasit R. Xh., 35 vjeç.
– Më datë 16.01.2018 , në “Rrugën e Durrësit ”, dyshohet se ka vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit A. V., 22 vjeç.
– Më datë 17.01.2018 , në rrugën “Kont Urani ”, dyshohet se ka vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit F. C., 41 vjeç.
– Më datë 16.02.2018 , në rrugën “Bulevardi Zogu i Parë”, dyshohet se ka vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit E.K., 66 vjeç
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe të vjedhjeve të tjera që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.
Top Channel