Llalla, 15 vite larg drejtësisë. Zbardhet vendimi për ish-Kryeprokurorin

08/03/2018 13:32

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit publikoi vendimin në të cilin zbardhen arsyet se përse u ndërpre procesi i Vettingut ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Duke e konsideruar dorëheqjen si të vetmen mënyrë të ndërprerjes së Vettingut, KPK shton se Adriatik Llalla për 15 vitet e ardhshme humbet të drejtën për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Konkretisht, Adriatik Llalla nuk mund të emërohet me gjyqtar apo prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtar i KLP apo inspektor i lartë i drejtësisë.

Ajo që dihet është rezultatet e Vettingut janë administrative, që do të thotë do të ketë vendim nëse çdo i kontrolluar është apo jo i përshtatshëm për drejtësinë.

Dorëheqja e Adriatik Llallës nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar apeli, siç parashikon ligji për një ish-prokuror të përgjithshëm, solli reagimin e menjëhershëm të ambasadorit amerikan, i cili në një postim në “Twitter” kujtoi se askush nuk mund t’i shpëtojë drejtësisë.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA