Një turmë e madhe e shkatërruar nga dhembja i bëri homazhet e fundit Davide Astorit, futbollistit italian që u nda tragjikisht nga jeta pak orë para një ndeshjeje me skuadrën e tij Fiorentina, në Serinë A.

Kampionët më të njohur të Italisë ishin prezent në ceremoninë e zhvilluar në një bazilikë të Firences, mes të cilëve legjenda që kanë lënë karrierën si Marco Van Basten, Javier Zaneti apo Francesco Totti. Ishin gjithashtu të gjithë shokët e ekipit të Davide Astorit, kapiteni i Fiorentinës, i cili humbi ndeshjen më të rëndësishme, atë të jetës, për shkak të një infarkti në zemër.

Moment shumë prekës ishte dhe zbarkimi i një delegacioni të Juventusit, që u përfaqësua me kapitenin Buffon, Chiellini, Pjanic dhe trajnerin Allegri mes të tjerëve, të kthyer direkt nga impenjimi i tyre në Londër ndaj Tottenham. Po kaq prekës ishte dhe fjalimi i Kardinalit Betori.

“Jeta na privohet ndonjëherë sikur të na e kishin grabitur, në kohë dhe mënyra të paparashikueshme. Davide ishte një fiorentin i vërtetë, gjithmonë dhe përgjithmonë”, thotw Betori.

Më shumë se 10 mijë njerëz ishin prezent në Kishën e Kryqit të Shenjtë në Firence, në një tragjedi që ka lënë ende mistere të mëdha për vdekjen e një lojtari që nuk kishte shfaqur asnjëherë probleme, edhe pse autopsia tregoi se zemra e kishte tradhtuar.

FOTO GALERI
7/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA