Senatori me ngjyrë, komenti therës i Mario Balotellit

07/03/2018 16:13

Toni Iwobi u bë i pari senator italian me ngjyrë, por zgjedhja e sipërmarrësit me origjinë nga Nigeria nga lista e “Lega Nord”, ka shkaktuar jo pak pështjellim.

E në morinë e komenteve të bëra për këtë është përfshirë edhe futbollisti italian, Mario Balotelli.

Sulmuesi, që aktualisht luan për Nice në Francë u tregua vetvetja, i drejtpërdrejtë dhe thumbues ndaj senatorit të sapozgjedhur.

“Ose unë jam qorr, ose nuk i kanë thënë akoma që është i zi. Çfarë turpi!”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Kjo deklaratë e SuperMarios ka marrë përgjigjen e senatorit.

“Preferoj të injoroj kritikat e Balotellit. Ai ka qenë dhe mbetet një lojtar i madh dhe shpresoj që të bëjë detyrat që i ngarkohen si futbollist”, deklaroi Toni Iwobi.

Më i ashpër ka qenë kreu i Lega Nord, Matteo Salvini.

“Nuk më ka pëlqyer asnjëherë si lojtar në fushë, aq më pak të më pëlqejë jashtë fushës”, tha ai.

Top Channel