PDK i kërkon presidentes së re të kthejë Ligjin për Specialen në Kuvend, Justina Shiroka Pula pritet të marrë vendimin Plot 12 vite pas vdekjes gjatë procesit të tij gjyqësor në Hagë për krime lufte, Sllobodan Millosheviçi u rikthye në vendin që e mundoi aq shumë, duke e përçare sërish. Vetëm se këtë radhë, si personazhi i një muzikali të fokusuar më shumë te marrëdhënia e tij me bashkëshorten e fuqishme, Mirjana, të bijën Marijadhe e djalin Marko, sesa politikat që e shndërruan në emër famëkeq.
Shfaqja teatrore “Tregimi i Sllobodanit”, me autore Jelena Bogavac dhe regjisor Nenad Todoroviç, trajton epokën e Millosheviçit në pushtet dhe jetën e njerëzve të zakonshëm në Kosovë, duke kombinuar ngjarjet historike me momentet e jetës personale.
Njeriu i konsideruar si “arkitekti kryesor i konflikteve të përgjakshme” në Ballkan, u përball me mbi 60 akuza për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, gjatë luftrave të viteve ’90, në të cilat humbën jetën mbi 130 mijë vetë.
Muzikali u shfaq në Graçanicën me shumicë serbe, ku udhëheqësit e këtij komuniteti zgjodhën ta bojkotonin shfaqjen. Edhe mjaft shqiptarë nuk pranuan ta shohin atë, që dikush e quajti “ringjallje e Millosheviçit” dhe provokim për familjet e viktimave të luftës.
Por, Todoroviç mendon se, me gjithë paralajmërimet dhe tensionet e krijuara, shfaqja shkoi relativisht mirë. “I them faleminderit Zotit, nuk na qëlloi njeri me vezë e domate”, ishte komenti i regjisorit, i cili shprehet se tentoi të trajtonte në këtë mënyrë atë që e quan “tabuja e fundit serbe”.
Top Channel