Ditën e dielë u zhvillua një nga ngjarjet më të rëndësishme kinematografike siç janë çmimet Oscars.

Ceremonia, e cila mori vëmendjen maksimale nga e gjithë bota, nuk i qendroi larg syrit edhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Por një event i tillë, pavarësisht vëmendjes që tërhoqi, duket se nuk i ka kënaqur aspak objektivat e Trump, i cili mesa duket priste diçka më shumë.

Rezervat e tij në lidhje me eventin, Donald Trump i ka shprehur në rrjetin social Twitter: “Oscars me shikueshmërinë më të ulët në histori. Problemi është se nuk kemi më yje, përveç presidentit( bëj shaka, sigurisht)”.

Por një gjë e tillë duket se ka revoltuar edhe një nga moderatorët më të njohur në SHBA, Jimmy Kimmel, i cili pasi ka ripostuar atë që Trupm ka shkruar, në profilin e tij ka lënë edhe një koment: “Faleminderit, Presidenti me më pak ndjekës në histori”.

Top Channel