Jo çdo njëriu në jetë i jepet mundësia për të takuar idhullin e tyre, aq më tepër kur bëhet fjalë për ish zonjën e parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por një gjë e tillë duket se nuk ka për të mbetur një ëndërr për dy vjeçaren, Parker Curry, e cila pak javë më parë u shfaq duke parë gjithë dashuri portretin e Michelle Obamës.

Sipas nënës së Parker, vogëlushja ishte aq e habitur pasi e konsideron Michelle si një ‘mbretëreshë’.

Duke qenë se fotoja e dy vjeçares përballë portretit të ish zonjës së parë bëri xhiron e botës, Michelle gjeti mundësinë për të takuar nga afër vogëlushen.

Disa nga momentet më të bukura me vogëlushen, ish zonja e parë i ka publikuar në Instagram krah së cilës shkruan: “Jam e lumtur që pata shancin të të takoj dhe të kërcej. Vazhdo të kesh ëndrra të mëdha për veten dhe mbase një ditë do të shoh gjithë krenari portretin tënd”.

Top Channel