Producenti i filmave, Colin Firth dhe gruaja e tij kanë akuzuar një gazetar italian, i cili sipas tyre kishte kohë që i shantazhonte.

Në lidhje me këto akuza, Prokuroria e Romës e cila arriti në konkluzionin se pas hetimeve të kryera, gazetari italian kishte tetë muaj që ngacmonte dhe kërcënonte çiftin e famshëm, Colin Firth dhe gruan e tij, Livia Giuggioli.

Sipas gazetës “La Repubblica” çifti ishte në shënjestër nga gazetari italian, i cili i dërgonte me postë regjizorit të famshëm Firth, foto në të cilat shfaqej bashkëshortja e tij nudo.

Kërcënimet ndaj tyre kishin nisur në shtator të vitit 2016.

Pasi situata nisi të agravohej, çifti vendosi që ta denonconte gazetarin, pasi sipas tyre kishin nisur të ndiheshin të kërcënuar.

Top Channel