Rikthim në skenën e “krimit”, Anglia zbret në Estadio Azteca 40 vjet pas “Dorës së Zotit” të Maradonës! 01/07 23:02
Marrëdhënia e Cristiano Ronaldos me kompeticionin më të madh për klube të Europës do të hyjë në histori.
Sulmuesi i Realit të Madridit ka shënuar 22 gola në 13 ndeshjet e fundit të Champions League. CR7 arrin të nuhasë momentin kur vendosen titujt dhe shfaqet si një lojtar përcaktues atëherë kur duhet.
Ka shënuar në 8 ndeshjet e këtij edicioni të Champions-it dhe është lojtari i dytë në historinë e këtij kompeticioni që shënon në 9 ndeshje radhazi (14 gola). Më parë, këtë gjë kishte arritur ta bënte vetëm Ruud van Nistelrooy (12 gola).
Më poshtë, viktimat e Cristiano Ronaldos gjatë 12 muajve të fundit.
Top Channel